A e mban mend kur rendnim unë dhe ti valëve të detit Yjet dhe Hënën për ty si stoli unë ia rrembeja qiellit E të premtoja sa t'kem frymë ty do të mbaj Ndjenjën më të çmuar E që kur heshtja na tha lamtumirë, asgjë s'ka ndryshuar E ndonëse unë larg teje sonte si një Gjethe vjeshte rri Më qeshin sytë kur të shoh më të bukur, krenare e veshur plot hijeshi E ndonëse bashkë jetuam si në ëndrra veç një copëz jetë Unë përjetësisht të përkas ty në heshtje njësoj ashtu siç ti më përket E imja je Aulona Zemra ty të thërret në orët e vona E imja je Aulona Le të mbërrijë tek ti të paktën jehona E imja je Aulona Premtoj kjo këngë do mbetet vetëm e jona Se ti je mbretëreshë e shpirtit tim Asgjë pa ty nuk ka kuptim Si një endacak bridhja rrugëve pa mbarim I gdhija netët anës detit, në bregun e fatit tim E donim njëri-tjetrin, si era me detin Sa herë stuhija kanosej, dashuria jonë ecte mbi dallgë e s'fundosej Sa i kam dashur ato perëndime të vona Ku kish një tjetër dashuri si e jona Të kujtohet kur lëshoja balona, që të mbërrinin në qiell me erën Ëndrrat me inicialet tona? Rrugët ku endeshim atëherë kanë gjurmët e historive tona Sa herë vij tek ti kam mall, kur iki prej teje dëshpërim Ti më mësove se largësia, e vë në provë dashurinë!