Continúa después del anuncio

    Ky shpirti im është lodhur shumë
    N'dunjanë e ngushtë është i robnum
    Nuk di dhe sa m'kanë mbetë me ardhë
    Zot më ndihmo t'vij faqebardhë

    Xhenetin Tan e kërkoj o Zot
    Nën hije t'pemve me fruta plot
    N'Shtëpi të Paqes të jem përherë
    Aty ku vdekja ma kurrë s'na merr

    N'kolltuqe drite ulur përballë
    E pranë familjes duke u çmallë
    E pranë lumenjve që gurgullojnë
    Aty ku t'mirat kurrë nuk mbarojnë

    Continúa después del anuncio

    Xheneti Yt i ka tetë dyer
    Prej cilës vallë mu kanë me m'thirr
    Të lutem Zot me ngulm kërkoj
    Firdeusin dua ta trashëgoj

    Afër Burimeve dua t'jem
    Ku shpirti çlodhet e gjen melhem
    Aty t'kënaqem e t'bëj sefa
    E t'mund ta shoh unë atë Mustafa

    E prapë rahat unë s'kam me u ba
    Fytyrën Tane Zot pa e pa
    Një fjalë prej Teje pa e dëgju
    Kurrë nuk hidhrohem unë ma me Ju

    Información de la canción

    Composición:

    ¿Los datos están equivocados?

    Enviar revisión