Nëse Dyshon

Anjeza Shahini

    Continúa después del anuncio

    Muzgu i bukur, azgjë nuk premton
    Nëse fytyrën s’ma mban në duar
    Sonte e vetme unë do kërcej
    Dua që nata, të m’gjej gëzuar

    Mbremje e zakonshme do jetë kjo
    Nese nuk vjen për t’më takuar
    Ti e di mirë, se ka shumë kohë
    Që zemrën time, e ke fituar

    Ëndrrat kurrë s’ti kam treguar
    Shpesh prej tyre kemi gabuar
    A do t’ketë rikthim në pafajësi?

    Një fjalë të bukur ti e ke, tani është koha për ta dëgjuar
    Ti mos ki frikë, se hëna fle dhe shpirtrat tanë jane të zgjuar
    Nëse dyshon se pranë më ke, ti pak më fort shtrëngoi duart
    Dy sy të njomur prek atje se dashuria i ka ndriçuar

    Continúa después del anuncio

    Gjatë e kam pritur këtë mëngjes
    Puthja e parë, për të më zgjuar
    Dua që sot të ndihem princeshë
    Si në përrallat që kam harruar

    Jo ti premtime nuk dua të bësh
    Ndjenja është njëlloj e bekuar
    Sot asnjë fjalë nuk do ketë vlerë
    Nuk do ketë forcë për të treguar

    Ëndrrat kurrë s’ti kam treguar
    Shpesh prej tyre kemi gabuar
    A do t’ketë rikthim në pafajësi?

    Një fjalë të bukur ti e ke, tani është koha për ta dëgjuar
    Ti mos ki frikë, se hëna fle dhe shpirtrat tanë jane të zgjuar
    Nëse dyshon se pranë më ke, ti pak më fort shtrëngoi duart
    Dy sy të njomur prek atje se dashuria i ka ndriçuar

    Një fjalë të bukur ti e ke, tani është koha për ta dëgjuar
    Ti mos ki frikë, se hëna fle dhe shpirtrat tanë jane të zgjuar
    Nëse dyshon se pranë më ke, ti pak më fort shtrëngoi duart
    Dy sy të njomur prek atje se dashuria i ka ndriçuar

    Muzgu i bukur, azgjë nuk premton
    Nëse fytyrën s’ma mban në duar
    Sonte e vetme unë do kërcej
    Dua që nata, të m’gjej gëzuar

    Ëndrrat kurrë s’ti kam treguar
    Shpesh prej tyre kemi gabuar
    A do t’ketë rikthim në pafajësi?

    Información de la canción

    Composición:

    ¿Los datos están equivocados?

    Enviar revisión