Continúa después del anuncio

    Një pritje e gjatë, e ëmbël e zjarrtë
    Ca hapa trokasin si zemër këtë natë
    Unë ndjek ritmin e saj
    Dy duar që zgjaten përpijnë në ngrohtësi
    Ky mall që të djeg nuk njeh kufi as largësi

    Si më magji hëna shikimet përpin
    Më sjell vegimin tënd

    Lot I patharë ndriçojë këtë natë
    Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
    Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
    Ky lot I patharë një ditë do shterojë
    Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
    Në atë çast dhimbja do ndalojë

    Continúa después del anuncio

    Dua të hesht në këtë natë I shtrirë në këtë shtrat
    Ku ëndrrat hyjnore shërojnë çdo plagë
    Të shoh portretin e saj
    Momentet kalojnë, sekondat nuk falin
    Orët pasojnë por ndjenjën se ndalin, jo

    Si më magji hëna shikimet përpin
    Sytë tanë puqën sërish edhe pse është fantazi
    Jetën do ta fal ty

    Lot I patharë ndriçojë këtë natë
    Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
    Vetëm një çast dhimbja të më ndalë
    Ky lot I patharë një ditë do shterojë
    Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
    Në atë çast dhimbja do ndalojë

    Do ndalojë

    Información de la canción

    Composición: Eugent Bushpepa

    ¿Los datos están equivocados?

    Enviar revisión