Cifra Club

Aulona (feat. Timo Flloko)

Alban Skenderaj

Aún no tenemos los acordes de esta canción.

A e mban mend kur rendnim unë dhe ti valëve të detit
Yjet dhe Hënën për ty si stoli unë ia rrembeja qiellit

E të premtoja sa t'kem frymë ty do të mbaj
Ndjenjën më të çmuar
E që kur heshtja na tha lamtumirë, asgjë s'ka ndryshuar

E ndonëse unë larg teje sonte si një
Gjethe vjeshte rri
Më qeshin sytë kur të shoh më të bukur, krenare e veshur plot hijeshi

E ndonëse bashkë jetuam si në ëndrra veç një copëz jetë
Unë përjetësisht të përkas ty në heshtje njësoj ashtu siç ti më përket

E imja je Aulona
Zemra ty të thërret në orët e vona
E imja je Aulona
Le të mbërrijë tek ti të paktën jehona

E imja je Aulona
Premtoj kjo këngë do mbetet vetëm e jona
Se ti je mbretëreshë e shpirtit tim
Asgjë pa ty nuk ka kuptim

Si një endacak bridhja rrugëve pa mbarim
I gdhija netët anës detit, në bregun e fatit tim

E donim njëri-tjetrin, si era me detin
Sa herë stuhija kanosej, dashuria jonë ecte mbi dallgë e s'fundosej

Sa i kam dashur ato perëndime të vona
Ku kish një tjetër dashuri si e jona

Të kujtohet kur lëshoja balona, që të mbërrinin në qiell me erën
Ëndrrat me inicialet tona?

Rrugët ku endeshim atëherë kanë gjurmët e historive tona
Sa herë vij tek ti kam mall, kur iki prej teje dëshpërim
Ti më mësove se largësia, e vë në provë dashurinë!

Otros videos de esta canción
    0 visualizaciones

    Afinación de los acordes

    Afinador en línea

    Ops (: Contenido disponible solo en portugués.
    OK